Lajme

Austri: Katër të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit kroat

Raportohet se katër persona humbën jetën kur aeroplani që fluturonte nga Kroacia u rrëzua në Austri, transmeton albinfo.at.

Raporti tregon se aeroplani “Cirrus SR20” (sportiv) u rrëzua të enjten pasdite pranë Sankt Andrä im Lungau në provincën Salzburg të Austrisë, tha policia.

Aeroplani sportiv ishte nisur nga kryeqyteti kroat, Zagreb, transmeton tutje albinfo.at.

Tutje policia austriake tregon se trupat e katër personave u nxorën nga rrënojat, por ende nuk janë identifikuar, ndërkohë që hetuesit urdhëruan autopsi.

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, thuhet në një deklaratë të policisë. /Albinfo.at