Lajme
Françeska Murati, “Miss Londra 2023”
Në Shqipëri nuk më pranuan në konkurs, kjo më uli vetëbesimin
Raportohet se 27-vjeçarja shqiptare, Françeska Murati, ka rrëmbyer 5 nga 8 çmimet e akorduara për vajzat pjesëmarrëse në Miss London 2023, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ajo punon në shërbime financiare, në intervistë për Vila24 me moderator Anila Çelën ka treguar se ka pasur shumë vështirësi gjatë jetës si emigrante dhe ka rrezikuar të deportohet disa herë me familjen, por ia ka dalë mbanë.
Françeska deklaroi se dikur ka konkurruar në Miss Shqipëria, por nuk është pranuar.
“Kam tentuar të jem pjesë e Miss Shqipëria, por nuk më pranuan, arsyet e tyre, ndoshta nuk isha e përshtatshme. Kjo më uli vetëbesimim, dhe në atë kohë po mendoja që mami që më thoshte gjithmonë se je shumë e bukur, ndoshta po më gënjente.
Hoqa dorë nga ideja e misit për një kohë të gjatë, për 7 vjet thuajse. Por pasi u bëra mami, pas 6 muajve që solla në jetë djalin, mendova të konkurroj te Miss London dhe, pse jo, të bëja krenar atë”, tha Françeska.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha