Lajme
Ukraina e etiketon Nestlén zvicerane si një ‘sponsor’ të agresionit të Rusisë
Ukraina ka përfshirë Nestlé në listën e saj të “mbështetësve ndërkombëtarë të luftës” për shkak të aktiviteteve të saj në Rusi, duke akuzuar gjigantin ushqimor zviceran se “ushqen agresorin”.
“Pavarësisht agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Nestlé vazhdon të operojë në vendin agresor, duke furnizuar me produkte popullatës dhe duke zhvilluar prodhimin e saj në vend”, tha Agjencia Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit (NAZK) në një deklaratë të enjten, transmeton albinfo.ch.
Prandaj, Nestlé i është bashkuar “listës së mbështetësve ndërkombëtarë të luftës”, shtoi ajo. Ky emërtim i dhënë nga agjencia kompanive ndërkombëtare, nuk ka asnjë pasojë juridike.
Sipas NAZK-së, përveç “ushqimit të agresorit”, grupi “i tregon edhe vetë Rusisë se vazhdon të integrohet në tregun botëror, pavarësisht krimeve të shumta të luftës të kryera në Ukrainë”.
Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, shumë kompani perëndimore kanë zgjedhur të largohen nga Rusia. Ata që kanë mbetur janë kritikuar ashpër nga autoritetet ukrainase, të cilat i akuzojnë ata për ofrimin e ndihmës financiare për Moskën.
E pyetur në lidhje me njoftimin e agjencisë ukrainase, Nestlé iu referua një deklarate të mëparshme në të cilën tha se qëndronte “në krah të popullit ukrainas dhe [të tij] 5,500 punonjësve në vend”.
“Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ne kemi reduktuar në mënyrë drastike portofolin tonë në Rusi dhe kemi zbatuar veprimet që kemi njoftuar në mars 2022,” tha Nestlé.
Në veçanti, Grupi thotë se ka “pezulluar shumicën dërrmuese të ofertave të produkteve” të disponueshme para luftës dhe “ndaloi të gjitha importet dhe eksportet jo thelbësore drejt dhe nga Rusia”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit "Unë besoj në një politikë transparente dhe të orientuar drejt qytetarëve. Mendimi juaj është i rëndësishëm!...
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat? Votuesit në Gjenevë miratuan të dielën masën e qeverisë së tyre për të ulur normat e...
-
Punëtorët zviceranë të ndërtimit negociojnë rritjen e pagave
-
Ticino gjatë rindërtimit pas stuhisë së verës, e lënë pas dore nga qeveria federale
-
CED: Ura që lidh Maqedoninë me Zvicrën përmes edukimit ndërkulturor
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein