Futboll

Serbia dënohet me 90 mijë euro nga UEFA 

Federata e Futbollit të Serbisë është dënuar me 90 mijë euro gjobë dhe ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian do ta luajë në një stadium bosh.

Ky vendim i UEFA-s vjen për shkak të sjelljeve jo të mira gjatë ndeshjes kualifikuese për në Euro 2024 me Malin e Zi më 17 tetor.

Ky nuk është rasti i parë që Serbia gjobitet. Deri më tani ajo është gjobitur me 144,250 euro për shkak të koreve raciste në dy ndeshjet e fundit.