Kosovë
Amerikania e parë që shkeli Everest-in, ngjitet në Bjeshkët e Nemuna
Stacy Allison (1958) është femra e parë nga SHBA-ja që i është ngjitur Mount Eeverestit, ndërsa Bjeshkët e Nemuna janë një destinacion i mahnitshëm dhe divers, një opinion që ajo e ka krijuar pasi eci shtegun Peaks of the Balkans, gjatë shtatorit 2023, transmeton albinfo.ch.
Theksohet se Stacy the grupi i grave të cilat e quajnë veten “Ninxha nënat”, kanë ecur nëpër tri shtetet balkanike, që e bëjnë shtëpinë e këtyre bjeshkëve, Kosovë, Mali i Zi dhe Shqipëri. Hulumtimin fillestar e ka bërë shoqja e Stacy Barbara, dhe me t’u propozuar destinacioni, Stacy thotë se asaj iu deshën 30 minuta për të pranuar aventurën në Ballkan. Nëpërmes kompanisë Balkan Natural Adventure, ato kanë realizuar këtë udhëtim.
Si një udhëtare me përvojë Stacy thotë se ajo nuk kishte krijuar “pritje” në kokën e saj se si do të jetë udhëtimi. “Kur shkoj në një destinacion, unë jam e hapur për të parë se çka sjell ai vend”.
Me mendje dhe zemër të hapur Stacy gjeti shumë në Ballkan, në Bjeshkët e Nemuna, të cilat për shumë vizitorë bëhen bjeshkë të bekuara.
“Atje gjeta shumë hapësita alpine të gjëra të mbushura me boronica – zot!”, shprehet ajo me emocion duke treguar mahninë e vet me bjeshkët balkanike. “Pauzat që i bënim nëpër stane, ku na shërbenin me jogurt me boronica dhe mjaltë – ishin një gosti e vërtetë”, shton ajo.
“Një gjë tjetër që më la përshtypje janë pjesët me pyje”, specifikon Stacy.
Fjala është për pjesën e Bjeshkëve të Nemuna në Shqipëri, në të shumten pjesa e Lumit të Gashit, por edhe ajo afër Çeremit, ku ka pjesë pyjore me drurin ahu. Këto pyje janë identifkuar të vinë nga koha premordiale, të cilat ne Evropë mund të gjenden vetëm në Gjermani dhe Shqipëri.
Allison ishte pjesë e një grupi të organizuar, ku janë bashkuar persona nga vende të ndryshme të botës. Për te kjo ishte hera e dytë në jetë që bënte një udhëtim me guidë. Donika Matoshi dhe Mentor Vokshi, dy udhëheqësit, e kanë bërë këtë përzgjidhje të Stacyit të mirë.
“Në fillim u brengosa, pasi do të jemi me njerëz të tjerë në grup, por çdo gjë shkoi mirë”, pohon Allison.
“Unë kam qenë në një udhëtim me guidë vetëm një herë në jetën time. Nuk është diçka tipike nga unë. Zakonisht shkoj diku dhe jam me shoqet e mia apo me dy djemtë e mi dhe bëjmë çka na do qejfi”, thotë ajo, duke shtuar ”pjesa e mirë për turne me guida është dituria që e sjell guida… Ne e ngjitëm Kollatën (majën më të lartë të Malit të Zi), por nuk e bëmë nëpërmes rrugës standarde, bëmë një diversion. Pasi kishim guida, e kemi ditur kah të shkojmë dhe bëmë një rreth, e kështu nuk ecëm rrugës së njejtë dy herë”.
Shtegu Peaks of thë Balkans që tashmë është bërë një nga top shtigjet e botës, shquhet me bukritë e veta dhe peisazhin divers, dhe bimësinë e lulet e ndryshme që e bëjnë këtë vend, siç tha Stacy, të mahnitshëm.
Bjeshkatarët e vërtetë nuk i ngjiten Everestit më
Allison, tashmë ka kaluar të gjashtëdhjetat, por ajo përveç ecjes së zakonshme në Peaks of the Balkans, ka ngjitur edhe majat opsionale, Kollatën dhe Gjeravicën, duke e bërë udhëtimin edhe më epik.
Ajo në ligjëratat e veta motivuese dhe librin e saj tregon se si e ngjiti majën më të lartë në botë në vitin 1988. Atëherë ngjitja atje ishte ndryshe: pa kampe bazë të organizuara paraprakisht, pa aeroport apo rrugë deri në afërsi të bjeshkës, pa ekipin që ndihmon njërëzit të ngjiten. Në atë vit Allison për të arritur në vendin që tash quhet “Base Camp” është dashur të ecë për 22 ditë, duke i bartur pajisjet. Tash aritja deri në Base camp është një ecje e popullarizuar.
“Unë mendoj që bjeshkatërët e vërtetë nuk e ngjesin Everestin. Ka tollovi. E di…ka shumë bjeshkë të tjera që janë po aq sfiduese dhe të bukura. Në një farë forme është pak e dhimbshme çka ndodh atje, por është çka është”.
“Sot nëse je i aftë fizikisht, mund ta bëshë Everestin, e merr një guidë që të udhëheqë deri lart dhe të kthen, nuk ke nevojë për dijeni teknike. Mendoj se është mosrespekt për sportin që ta bëshë pa pasur aftësi të ngjitjes dhe bjeshkatarit”, shton ajo.
Kur Allison kishte ngjitur Everestin e kishte bërë këtë në tentimin e dytë. Në të parin ata kishin mbetur në rrugë dhe pastaj kanë vendosur që të bëjnë edhe një udhëtim. Për këtë ata kishin mbledhur fonde nga sponzorët. Atyre u janë dashur 40 sponzorë për të mbledhur buxhetin prej 40 mijë dollarësh.
Në pyetjen pse bjeshkët, Stacy thotë: “Unë u ngjitem bjeshkëve sepse aty shpirti im rritet”.
Pas vizitës së parë në Balkan, Stacy ka mbetur me një përshtypje të mirë për rajonin. Udhëtimi për të ishte aq i mirë sa që ajo ka vendosur të kthehet sërishë, për më shumë bjeshkë të bekuara.
Virtyt Gacaferri
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës