Lajme
Gjermania njofton se deri më 2030 nuk mund të heqë dorë nga qymyri
Prodhimi i gazit në vend dhe zgjerimi i energjive të rinovueshme duhet të bëhet i mundur më shpejt
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, ka vënë në pikëpyetje aftësinë e Gjermanisë për të hequr gradualisht qymyrin si burim energjie deri në vitin 2030, një objektiv i përshkruar në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë dy vjet më parë.
”Për sa kohë që nuk është e qartë se energjia është e disponueshme dhe e përballueshme, ne duhet të ndalojmë së ëndërruari për një ndërprerje të qymyrit deri në vitin 2030”, tha ministri për gazetën ”Kölner Stadt-Anzeiger”.
Në marrëveshjen e tyre të koalicionit, socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz, të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë (FDP) pro-biznesit të Lindnerit kishin rënë dakord që “në mënyrë ideale” të çonin përpara largimin e vendit nga qymyri nga viti 2038 në 2030.
Lindner dëshiron që Gjermania të mbështetet më shumë në gazin natyror me burim vendas.
“Prodhimi i gazit në vend duhet të intensifikohet”, tha ai.
Përveç kësaj, tha ai, zgjerimi i energjive të rinovueshme duhet të bëhet i mundur më shpejt.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur