Shqipëria
Shqipëri: 28.6 milionë hyrje – dalje gjatë vitit 2023
Asnjë ngjarje kriminale ndaj jetës së turistëve apo vizitorëve vendas dhe të huaj
Raportohet se 28.6 milionë shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë apo dalë nga Shqipëria deri më tani gjatë këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Referuar statistikave, thuhet se nga janari deri në 26 tetor kanë hyrë në vendin tonë 8.86 milionë shtetas të huaj.
Sipas shifrave të Policisë së Shtetit, janë përpunuar në hyrje-dalje rreth 7,7 milionë mjete, 10362 tragete, 3699 jahte shqiptare dhe të huaja. Një rritje të ndjeshme ka pësuar edhe trafiku ajror, me 38.973 avionë në hyrje – dalje, 9937 avionë më shumë se vitin 2022.
Në një konferencë për shtyp këtë të mërkurë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, u shpreh se sezoni veror ishte i suksesshëm jo vetëm për numrin e turistëve që zgjodhën vendin tonë për të pushuar, por edhe për sigurinë.
“Si rezultat i masave të marra, është siguruar rendi dhe qetësia për shtetasit dhe pushuesit, ku në disa raste u është dhënë ndihmë nga stacionet policore dhe Njësitë Alpine, në Theth, Valbonë, Kukës, Krujë, Vlorë, Himarë, Përmet e Berat, për 75 turistëve të huaj, të cilët janë shpëtuar dhe gjetur në terrene të vështira malore. Në disa raste ka qenë e nevojshme ndërhyrja e shërbimeve të specializuara, duke organizuar operacione kërkim-shpëtimi, si dhe duke bashkëpunuar dhe bashkërenduar me shërbimet e tjera të ndihmës së parë”.
Përgjatë këtij sezoni nuk është evidentuar asnjë ngjarje kriminale ndaj jetës së turistëve apo vizitorëve vendas dhe të huaj, u shpreh Rrumbullaku.
E-Diaspora
-
Kosovë: Kërkesa për shtimin e qendrave të votimit për diasporën shihet si ndërhyrje e qeverisë në procesin zgjedhor Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025 tash e disa kohë po zhvillohet fushatë...
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme