Lajme

Ministri gjerman: Ne duhet të bëhemi gati për luftë në Evropë

Shoqëria gjermane dhe forcat e armatosura duhet të përgatiten për një luftë të mundshme në Evropë, tha ministri i Mbrojtjes i vendit të dielën vonë. Boris Pistorius tha se lufta Rusi-Ukrainë ka qenë një pikë kthese historike për Gjermaninë, e cila duhet të sjellë një “ndryshim mentaliteti” në politikë dhe shoqëri.

“Konflikti në Lindjen e Mesme dhe lufta e Rusisë kundër Ukrainës duhet të kenë pasoja edhe në shoqërinë gjermane”, nënvizon ministri Federal i Mbrojtjes.

“Gjermania duhet të jetë mbrojtëse, kjo vlen si për Bundeswehr-in, ashtu edhe për shoqërinë”, shtoi ai. “Duhet të bëhemi gati për luftë”, theksoi Pistorius.

Në të njëjtën kohë, Gjermania do të bëjë gjithçka në konfliktin në Lindjen e Mesme për të siguruar që të mos ketë përshkallëzim të mëtejshëm.