Lajme

Biden nxjerr urdhër ekzekutiv për menaxhimin e rrezikut nga Intelegjenca Artificiale

Presidenti amerikan, Joe Biden, sapo ka nisur një qasje të re në gjithë qeverinë ndaj Intelegjencës Artificiale me një urdhër ekzekutiv që synon të krijojë standarde dhe rregulla rreth teknologjisë, dhe ka të ngjarë të vendosë Shtëpinë e Bardhë në konflikt me Kongresin për këtë çështje.

Dokumenti i bërë publik synon jo vetëm modelet më të avancuara të AI, por një sërë çështjesh të drejtuara nga teknologjia që Uashingtoni dhe Kongresi kanë luftuar për t’i trajtuar, duke përfshirë diskriminimin algoritmik, sigurinë kibernetike dhe privatësinë e të dhënave.

Bruce Reed, zëvendës-shefi i kabinetit të presidentit për politikën, e quajti urdhrin ekzekutiv “grumbullimi më i fortë i veprimeve që ka ndërmarrë ndonjëherë ndonjë qeveri në botë për sigurinë dhe besimin te AI”.