Kosova

Presidentja e Komisionit Evropian heq dilemat: Nga 1 janari kosovarët udhëtojnë pa viza

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka hequr dilemat e krijuara pas deklaratës së presidentit frances, Emanuel Macron, rreth liberalizimit të vizave.

Ajo gjatë ditës së sotme pati takime me autoritetet e Kosovës në Prishtinë derisa në rrjetin social X postoi konfirmimin për liberalizim vizash, shkruan albinfo.ch.

“BE-ja është e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Unionit tonë. Kjo është një rrugë që BE-ja dhe Kosova do të ecin së bashku. Tashmë mund të festojmë faktin që Kosova do të jetë pa viza nga 1 janari”, shkroi Ursula von der Leyen.