Kuriozitete
Shkencëtarët zbulojnë hidrogjenin ‘e bardhë”, revolucioni që do të krijojë ky zbulim

Një depozitë mes 6 milionë deri në 250 milionë tonë hidrogjen “të bardhë” është gjetur në Francë. Zbulimi është bërë nga dy shkencëtarët Jacques Pironon dhe Phillipe de Donato, raporton CNN. Ata po kërkonin në fakt për karburant fosil poshtë tokës në verilindje të Francës. Por, fatmirësisht, shkencëtarët gjetën diçka tepër të vlefshme që mund të ndihmojë në përpjekjet e botës për të luftuar ndryshimet klimatike.
Hidrogjeni i bardhë zakonisht i referohet hidrogjenit të prodhuar, duke përdorur lëndë djegëse fosile me kapjen dhe ruajtjen e karbonit. Është një mënyrë për të zbutur ndikimin mjedisor të prodhimit tradicional të hidrogjenit.
Ai mund të përdoret si një alternativë më e pastër në aplikime të ndryshme, të tilla si qelizat e karburantit për automjetet ose proceset industriale. Metoda e prodhimit të tij synon të reduktojë emetimet e karbonit që lidhen me prodhimin tradicional të hidrogjenit.
Dy shkencëtarët janë suprizuar me sasinë e madhe të gazit të gjetur. Energjia me hidrogjen prodhon vetëm ujë kur digjet, gjë e cila e bën atë një burim të mirë për ruajtjen e mjedisit. Tani shkencëtarët mund ta prodhojnë atë përtej laboratorëve.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani Aktualisht, në shumë qytete të Gjermanisë funksionojnë qindra shkolla shqipe, ku mësojnë mijëra nxënës shqiptarë sipas Këshillit...
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
-
Leonard Ferati reagon ndaj debatit për votimin komunitar: “Është demokraci lokale, jo sistem i organizuar”
-
Çka duhet të dini para se të bleni një shtëpi në Zvicër?
-
Shkel linjën e sigurisë dhe nget makinën me patentë kosovare: Gjobitet kosovarja
Jeta në Zvicër
-
70% e arit në botë kalon përmes Zvicrës Zvicranët më të interesuarit për të blerë ari ...
-
Coop dhe Migros ngjiten në renditjen botërore të supermarketeve
-
ETH Cyrih refuzon të plotësojë pyetësorin e qeverisë amerikane
-
Sektori farmaceutik zviceran përballet me pasiguri pas kërcënimit të taksave të reja amerikane
-
Ky aeroport në Zvicër rrezikon mbylljen për shkak të shkurtimeve në kontrollin e trafikut ajror