Kosova

Anulohet fluturimi Prishtinë-Vjenë, udhëtarët njoftohen pas 3 ore pritjeje

Gjatë ditës së sotme, udhëtarët që duhej të niseshin me fluturimin nga Prishtina për në Vjenë janë përballur me pritje, anulim dhe probleme me kompaninë e fluturimit “Austrian Airlines”.

Lexues të albinfo.at kanë bërë të ditur se ndonëse janë njoftuar përmes mesazheve se është anuluar fluturimi, punonjësit e kompanisë kanë vazhduar t’i lënë në pritje, duke u thënë se nuk është anuluar ende fluturimi.

“Pas 3 orë pritje tani edhe punonjësit e konfirmuan dhe po thonë se duhet që secili udhëtar një nga një të presë para zyrës, procedurë e cila po zgjat për një udhëtar minimum 15 minuta. Ka familje me fëmijë, të cilët janë duke prit me orë të tëra dhe pa asnjë përgjigje se si duhet të veprojmë”, thuhet tutje për albinfo.at.

Ndryshe, udhëtarët ende nuk kanë informatë se çfarë do të ndodhë me biletat e tyre.