Lajme
Situata në Gaza po përkeqësohet, njerëzit po hyjnë në qendrat e ndihmës
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se situata humanitare në Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi po bie me shpejtësi.
Shefi i OKB-së përsëriti apelin e tij për një armëpushim për t’i dhënë fund “makthit” të gjakderdhjes.
“Situata në Gaza sa vjen e bëhet më e dëshpëruar. Më vjen keq që në vend të një pauze të nevojshme humanitare, të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli ka intensifikuar operacionet e tij ushtarake”, tha Guterres gjatë një vizite në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, shkruan DW.
“Numri i civilëve që janë vrarë dhe plagosur është krejtësisht i papranueshëm”.
Ushtria izraelite njoftoi gjatë fundjavës se po hynte në “fazën e dytë” të luftës me Hamasin, duke rritur operacionin e saj tokësor në Gaza. Izraeli ka kryer sulme ajrore në territor pas një sulmi të paprecedentë të organizuar nga militantët e Hamasit më 7 tetor, përcjell albinfo.ch.
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) tha se mijëra banorë të Gazës kishin hyrë në magazinat dhe qendrat e saj të shpërndarjes për të marrë miell dhe “artikuj bazë të mbijetesës”.
“Kjo është një shenjë shqetësuese se rendi civil ka filluar të prishet pas tre javësh lufte dhe një rrethimi të ngushtë në Gaza”, tha në një deklaratë Thomas White, drejtor i UNRWA në Gaza.
Izraeli njoftoi një bllokadë pothuajse totale dhe filloi të kryejë sulme ajrore në Rripin e Gazës pas një sulmi vdekjeprurës nga grupi militant islamik Hamas më 7 tetor.
Që atëherë, shqetësimi është rritur në lidhje me përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza. Territori drejtohet nga Hamasi, i cili është cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania dhe të tjerët.
UNRWA ofron furnizime bazë për qindra mijëra njerëz në Gaza. Shkollat e saj nëpër enklavë po përdoren gjithashtu si strehimore për palestinezët e zhvendosur nga konflikti, shkruan DW.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës