Futboll

Kosovare Asllani, me asistim në fitoren e Suedisë ndaj Zvicrës

Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, pati një nga rolet kryesor edhe në fitoren e së premtes për Suedinë.

Ajo në minutën e 44-t bëri krosim mjeshtëror nga goditja e dënimit, ndërsa mbrojtësja Magdalena Eriksson shënoi gol me goditje me kokë, përcjell albinfo.ch.

Suedia fitoi 1:0 ndaj Zvicrës në kuadër të Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Te Zvicra prej minutës së 65-të luajti Riola Xhemaili.

Suedia është e dyta në grup, me gjashtë pikë nga tri ndeshje. Më herët kishte pësuar 3:2 nga Spanja dhe fitoi 1:0 ndaj Italisë. Spanja udhëheq me nëntë pikë, ndërsa Italia është e treta me tri pikë. Zvicra ka humbur tri ndeshjet e deritashme, përcjell albinfo.ch.