Shqipëria
Kryeministri shqiptar promovon Ksamilin
“Duhet bërë plani shumë ambicioz, nuk duhet të fillojë zhgënjimi duke u rritur çmimet”, tha Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi sot Ksamilin, një zonë turistike që u bë trend sezonin e fundit veror nga vizitorët e huaj.
Kjo zonë turistike që tashmë i ka tejkaluar kufijtë e Shqipërisë, thotë Rama, do të kthehet në një perlë të Mesdheut, ndërsa synon të tërheqë pushues nga e gjithë bota.
“Ksamili, në zonën turistike që tanimë i ka tejkaluar kufijtë e Shqipërisë për t’u kthyer në një perlë të Mesdheut të shumëdëshirueshme për pushuesit nga e gjithë bota, përcaktojmë prioritetet e investimeve pjesë e programit të zhvillimit të turizmi”, ka shkruar kryeministri shqiptar në një postim në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Pjesë e vizitës së tij ishte edhe Mirela Kumbaro, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit dhe kryetari i Bashkisë së Sarandës, Olti Çaçi.
Sipas diskutimeve, në fokus do të jetë përshtatja për të rinjtë, sepse ata janë kryesisht vizitorët më të shumtë, ndryshe nga 5 vitet e fundit, ku ka pasur më shumë familjarë.
“Për të ndërtuar disa modele ndarjeje të këtyre hapësirave qoftë të rrugëve publike, qoftë të pjesëve private, të njëjtat modele do t’ua imponojmë ndërtuesve privatë”, tha Kumbaro.
“Aeroporti i Korfuzit shërben edhe për të shkarkuar vizitorët e Ksamilit e Sarandës, deri sa të bëhet aeroporti i Vlorës”, shtoi ministrja.
Rama, gjithashtu theksoi se ky plan duhet të jetë ambicioz, por nuk mund të rriten çmimet, pasi kjo do të ishte një zhgënjim për turistët.
“Duhet bërë plani shumë ambicioz, nuk duhet të fillojë zhgënjimi duke u rritur çmimet”, tha Rama.
Kryeministri gjithashtu vizitoi edhe lagjet e Ksamilit të vjetër, ku gjithashtu do të bëhen investime, ndërsa në shtëpitë e vendasve nuk mungojnë portokallet, mandarinat apo ulliri.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha