Shqiperia

Bien kërkesat për azil, qytetarët nuk kanë interesim të ikin nga Shqipëria

Ikja e qytetarëve të Shqipërisë drejt Perëndimit raportohet se këtë vit ka shënuar rënie.

Sipas të dhënave nga Eurostat, aplikimet për azil tregojnë se ritmet e kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë kanë rënë ndjeshëm në muajt e këtij viti, sidomos gjatë periudhës së verës, kur tradicionalisht kishte më shumë ikje.

Raporti specifikon periudhën janar-gusht 2023 kishte gjithsej 4560 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë, me një rënie prej 32% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në korrik dhe në gusht kërkesat për azil u përgjysmuan në krahasim me periudhat përkatëse të një viti më parë, ndërsa ishin në rënie dhe në krahasim me muajt e parë të vitit.

Gjatë 2022-ës kishte ndodhur e kundërta, me kërkesat për azil që rriteshin duke filluar nga maji.