Sporte Luftarake

Akil Gjakova kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Slam-it, në Abu Dhabi

 

Bëhet e ditur se Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Abu Dhabit, përcjell albinfio.ch.

Garuesi kosovar e eliminoi në çerekfinale amerikanin Jack Yonezuka.

Paraprakisht, në rrethin e parë xhudisti pejan e eliminoi Andrew Munnings, kurse në atë të dytë ishte më i mirë se finlandezi Valtteri Olin, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ndërkaq, në rrethin e tretë Gjakova ishte më i mirë se kazaku Zahsay Smagulov.

E në gjysmëfinale, Akili do të ketë punë me kazakun tjetër, Daniyar Shamshayev.

Gjakova kështu po shkon me hapa të sigurt drejt medaljes në Abu Dhabi.

Ndërkohë, garuesja kosovare, Loriana Kuka, u eliminua në rrethin e dytë të këtij Grand Slami sot, në kategorinë deri në 70 kilogramë.