Lajme
Një 14 vjeçar shpik sapunin kundër kancerit të lëkurës
Një sapun kundër kancerit të lëkurës! Një risi mbresëlënse që u prezantua së fundmi në “Young Scientist Challenge”. 14-vjeçari Heman Bekele krijoi një sapun me përbërës kundër melanomas, gjë për të cilën u nderua me çmimin e parë dhe 25 mijë dollarë.
Bekele ka lindur në Etiopi dhe ka emigruar në SHBA bashkë me familjen kur ishte 4 vjeç. Që i vogël ai ishte i dhënë pas shkencës, madje në shkollën fillore i kushtonte një orë çdo të Premte, duke i zhvilluar më tepër idetë e tij.
“Krijoja programe lojërash, më pëlqente shumë”, shprehet ai.
Por si e krijoi sapunin?
“I kam studiuar shumë mirë kimikatet dhe jam përpjekur mos t’i përdor. E veçanta e këtij sapuni është se nëse hidhet në treg, do ketë një çmim tejet të përballueshëm”, shtoi ai.
Bekele shton se sapuni kurativ i lindi si ide kur dëgjonte për problemet e shumta që kishin njerëzit gjatë verës me rrezet e diellit, apo rastet kur diagnostikoheshin me kancer lëkure vetëm si pasojë e ekspozimit ndaj solucioneve të gabuara.
Heman ka siguruar tashmë një ‘patentë’ për sapunin e tij, i cili tani është në pritje të miratimit të FDA, në mënyrë që, nëse gjithçka shkon mirë, mund të dalë në treg në vitin 2025
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?