Lajme
Studimi zviceran: Gjumi ‘optimal’ mund të ulë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Studiuesit në Spitalin Universitar të Lozanës (CHUV) kanë zbuluar se njerëzit me zakone optimale të gjumit kanë një rrezik 63% më të ulët për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare sesa ata me çrregullime të gjumit
Për studimin, studiuesit nga CHUV dhe Instituti Kombëtar Francez i Shëndetit dhe Kërkimeve Mjekësore (Inserm) gjurmuan më shumë se 15,000 njerëz nga Franca dhe Zvicra për deri në dhjetë vjet, deklaroi CHUV, shkruan swissinfo, transmeton albinfo.ch.
Në fillim të studimit dhe më pas dy deri në pesë vjet më vonë, ata llogaritën të ashtuquajturin “Rezultat i gjumit të shëndetshëm” për të gjithë pjesëmarrësit e studimit, duke kombinuar pesë sjellje të gjumit. Rezultati i plotë prej pesë iu dha atyre që flinin shtatë deri në tetë orë në natë, nuk vuanin kurrë ose rrallë nga pagjumësia dhe nuk përjetuan apnea gjumi ose lodhje të tepruar gjatë ditës. Incidenca e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru u monitorua më pas për tetë deri në dhjetë vjet.
Më shumë pikë, rrezik më i ulët
Krahasuar me njerëzit me një rezultat të gjumit të shëndetshëm zero ose një (d.m.th. gjumë shumë i dobët), ata me dy, tre, katër ose pesë pikë kishin një 10% (për dy pikë), 19% (për tre pikë), 38% (për katër pikë) dhe 63% (për pesë pikë) rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare, që përfshijnë goditjet në tru dhe sulmet në zemër, përcjell albinfo.ch.
Gjetjet u publikuan të premten në European Heart Journal.
“Këto rezultate na inkurajojnë të kujdesemi për gjumin tonë, ashtu siç kujdesemi për trupin tonë”, u citua të thoshte autori i studimit Pedro Marques-Vidal i CHUV në njoftimin e spitalit.
“Shumë shpesh, gjumi i shkurtër shoqërohet me produktivitet të lartë, por një person që fle mirë do të ulë stresin dhe do të ulë faktorët e rrezikut kardiovaskular”, tha ai.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord














