Lajme

Telegram: Putin pësoi atak kardiak

Kanali i telegramit “General Svr” që u atribuohet ish-gjeneralëve rusë të shërbimit të huaj të inteligjencës, pretendon se Putin ka pësuar një arrest kardiak mbrëmë pak minuta pas orës 21:00 (me orën lokale), në rezidencën e tij private.

Lajmi i raportuar nga gazeta britanike Daily Express flet se rreth darkës dy agjentë të sigurisë nxituan menjëherë pasi dëgjuan një zhurmë që vinte nga dhoma e gjumit. Ata do ta kishin gjetur Putinin “të rrëzuar në dysheme” dhe menjëherë kishin thirrur për ndihmë të pranishmit në rezidencë, transmeton ansa, përcjell albinfo.ch.

Mjekët më pas e “ringjallën” Putinin, pasi kishin diagnostikuar një arrest kardiak, shkruhet në postimin e rishpërndarë nga tabloidi.

Presidenti do të shtrohej më vonë në dhomat e rezidencës të pajisura për urgjenca mjekësore dhe kujdes intensiv.