Lajme

Kësti i nëntë i ndihmës financiare, Ukraina merr 1.59 miliardë euro nga BE-ja

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka njoftuar se Ukraina ka marrë 1.59 miliardë euro në këstin e nëntë të ndihmës financiare nga Bashkimi Evropian.

Shmyhal u shpreh se mbështetja buxhetore e bllokut ka arritur tashmë në rreth 15 miliardë euro këtë vit, shkruajnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.

Sipas tij, në bazë të “planit të mbështetjes” të Bashkimit Evropian, Ukraina pret të marrë 18 miliardë euro në vitin 2024, plan i cili synon të ndihmojë vendin të rindërtojë veten në mënyrë efektive.