Lajme

Lufta Izrael-Hamas: 5000 të vrarë në Gaza

Të paktën 5,087 palestinezë janë vrarë që kur Izraeli filloi sulmet ajrore hakmarrëse në Gaza më 7 tetor, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamasi, shkruan DW.

Sipas njoftimit, prej tyre, 2,055 ishin fëmijë dhe 1,119 ishin gra, teksa u raportua se 15,273 persona të tjerë u plagosën në sulme, përcjell albinfo.ch.

Ndryshe, Izraeli i shpalli luftë Hamasit pasi grupi militant depërtoi mbrojtjen kufitare dhe vrau më shumë se 1,400 njerëz në Izrael më 7 tetor.

Palestinezëve u është ndërprerë ushqimi dhe uji, ndërsa në takimin e sotëm Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë situatën atje.