Kosova

U konsiderua i rrezikshëm për sigurinë kombëtare, shtetasi kosovar dëbohet nga Italia

Për shkak se u konsideruan të rrezikshëm për sigurinë kombëtare, një shtetas kosovar, bashkë me një nga Tunizia, janë dëbuar nga Italia.

Të dy u dëbuan për shkak se ishin “shumë të radikalizuar”, sipas raportimeve nga agjencia italiane e lajmeve “ANSA”.

Sipas këtyre raportimeve, dëbimi i tyre është bërë nga Ministria e Brendshme në Viminale, teksa me këtë, numri i urdhrave të dëbimit të lëshuara në vitin 2023 ndaj shtetasve të huaj që konsiderohen të rrezikshëm për sigurinë kombëtare shkon në 56, përcjell albinfo.ch.