Lajme
SVP fiton 8 vende më shumë në Parlament, të Gjelbrit humbin 6 vende
SP do të ketë 40 deputetë ose 1 më shumë se në zgjedhjet e kaluara, FDP 29 (një më pak) dhe Qendra 30 ose 2 më shumë se në zgjedhjet e kaluara
Sipas parashikimeve të SRG, të publikuara në orën 18.00, SVP do të fitojë tetë vende më shumë se sa kishte në Parlamentin e Zvicrës dhe tani ajo do të ketë 61 mandate.
Kjo tregon qartë atë që mediat e këtushme e quajnë “rrëshqitje në të djathtë”, shkruan albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Të Gjelbrit humbin gjashtë nga 28 vendet që kishin më parë (u mbeten vetëm 20) ndërsa GLP ka humbur pesë nga 16 vendet e mëparshme dhe tani ka vetëm 11 deputetë.
Qendra (Die Mitte) tani ka 30 vende, ose dy vende plus në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Tani ajo ka një deputet më shumë se FDP, e cila ka humbur një vend dhe tani ka 29 sosh.
SP (Partia Socialdemokrate) do të ketë 40 deputetë ose 1 më shumë se në zgjedhjet e kaluara.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato? Disa pjesë të Zvicrës kanë kooperativa banimi që ofrojnë qira më të përballueshme...
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër