Lajme

31 xhami të shkatërruara në Gaza

Ka shkuar në 31 numri i xhamive të shkatërruara në Gaza që prej muajit tetor kur Izraeli nisi kundërofensivë ndaj sulmeve terroriste të Hamasit.

Siç raporton Al Jazeera, të dielën, forcat izraelite sulmuan xhaminë Al-Ansar në Jenin tek një kamp refugjatësh. Për pasojë, sipas njoftimit të autoriteteve palestineze, kanë ngelur të vrarë tre persona.

Ushtria izraelite e arsyetoi sulmin duke thënë se kishte parandaluar nëj “sulm të mundshëm terrorist” nga Xhihadi Islamik.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit nënkoloneli Jonathan Conricus tha për CNN se sipas inteligjencës izraelite, Hamasi dhe Xhihadi Islamik po planifikonin një sulm nga një qendër komandimi nëntokësore në xhaminë Al-Ansar.