Lajme

Dy fshatra të evakuuara si pasojë e zjarrit në Korfuz

Gjatë ditës së sotme, në zonën midis fshatrave Agios Stefanos dhe Avliotes, një zjarr ka shpërthyer në veriperëndim të Korfuzit, ka njoftuar Brigada e Zjarrfikësve të Greqisë.

Sipas mediave ndërkombëtare, banorët kishin marrë një urdhër evakuimi përmes numrit të urgjencës, pasi thuhej se zjarri po afrohej me shpejtësi drejt shtëpive të qytetarëve, teksa po kërcënonte edhe hotelet në zonë.

Ndryshe, rreth 32 zjarrfikës me 16 makina janë duke luftuar me flakët, përcjell albinfo.ch.