Kosova

Takimi i sotëm, i vështirë për presidentin serb

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, takimin e sotëm me pesë diplomatët perëndimorë e ka quajtur të vështirë.

“Takim i vështirë me pesëshen. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza. Pres takime të rëndësishme në Bruksel ditët në vijim”, ka shkruar ai përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan albinfo.ch.

Ndryshe, para takimit me Vuçiqin, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ai evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe këshilltarët diplomatikë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë u takuan në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.