Kosova
A do të jetë festë futbolli ndeshja Zvicër – Kosovë?
Biletat duket se janë blerë kryesisht nga bashkatdhetarët në Zvicër
Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës pritet të jetë interesante, shkruan albinfo.ch.
Dje pasdite, Federata e Futbollit e Zvicrës njoftoi se ka nxjerrë në shitje biletat e ndeshjes Zvicër – Kosovë. Nuk vonoi shumë dhe Federata zvicerane lëshoi tjetër njoftim – “biletat janë shitur brenda një ore”.
Diaspora shqiptare në Zvicër duket se për pak kohë ka blerë të gjitha biletat. Bëhet fjalë për plot 33 mijë bileta të shitura për më pak se një orë.
“Shumë bileta me gjasë kanë shkuar te kosovarët që jetojnë në Zvicër”, ka shkruar sajti i televizionit zviceran, SRF.
Pa dyshim se kjo garantuese që stadiumi “St. Jakob-Park” në Basel më 18 nëntor do të jetë i stërmbushur. Tifozë të shumtë do të jenë bashkëatdhetarët të cilët jetojnë në Zvicër me çka se edhe festa e futbollit është e garantuar, përcjell albinfo.ch.
“Paraqitja e dytë në histori e përfaqësueses së Kosovës në futboll në Zvicër do të jetë festë e futbollit”, ka shkruar gazeta e madhe zvicerane “20 Minuten” në lajmin për shitjen e shpejtë të biletave.
Kujtojmë se Kosova e Zvicra përballen për herë të tretë. Për herë të parë në Zvicër luhet ndeshje kualifikuese. Festë futbolli, me shumë spektakël e pa asnjë incident ishte ndeshja Kosovë – Zvicër, e zhvilluar më 9 shtator në “Fadil Vokrri”. Stadiumi ishte i stërmbushur, ndërsa takimi nuk dha fitues. Përfundoi 2:2. Vedat Muriqi shënoi gol në minutën e 94-t për barazimin dramatik të Kosovës.
Zvicra e Kosova ishin takuar edhe më 29 mars të vitit të kaluar në Zuerich. Ndeshja ishte miqësore e po ashtu festive. I tillë ishte edhe rezultati – 1:1. Kosova kishte përkrahje të madhe nga tribunat, që ishin “pushtuar” nga shumë shqiptarë.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor