Kosova

Edi Rama tregon pse nuk qëndruan bashkë me Albin Kurtin në ndeshjen Shqipëri-Çeki

Dy kryeministra në një stadium, fansa të kombëtares shqiptare, por të ndarë nga njëri-tjetri. Edi Rama e Albin Kurti u bënë lajm i mediave dhe kritikave për faktin se në ndeshjen Shqipëri-Çeki qëndruan në kate të ndara teksa po pêrcillnin pêrballjen e kombëtares kuq e zi, shkruan albinfo.ch.

Heshtjen në raport me këtë situatë e theu kryeministri Edi Rama i cili sqaroi se çfarê realisht ndodhi në ‘Air Albania’.

Në një intervistë për televizionin Klan, Rama tha se mos-qëndrimi me Kurtin është çështje protokolli dhe se ai nuk kishte asnjë dijeni se homologu i tij do të ishte në Tiranë atë ditë.

” S’kam asnjë nervozizëm me Albin Kurtin. Unë nuk merrem me organizimin e protokollit, unë kisha tre vendet që kisha vetë, dhe vajta u ula në 3 vendet që kisha vetë, dhe në ndërkohë në atë boksin e veçantë, se pastaj pyeta dhe unë”, theksoi Rama.