Kosova

KFOR njofton për dislokimin e trupave shtesë në Kosovë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar për ardhjen e trupave shtesë nga Britania e Madhe dhe Rumania. Ardhja e tyre u nxit nga sulmi terrorist në Banjskë.

“Një kontingjent prej 200 ushtarësh britanikë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit dhe më shumë se 130 trupa shtesë nga Rumania mbërritën në Kosovë dhe iu bashkuan kontingjentit të Mbretërisë së Bashkuar prej 400 të dislokuarve tashmë, për ta përforcuar misionin paqeruajtës të KFOR-it”.

KFOR thotë se dislokimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe “rritjes së tensioneve në rajon për të përmirësuar praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe patrullimin përgjatë vijës kufitare administrative”.