Tematike

Dy fshatra zvicerane u vlerësuan si “Fshatrat më të mirë të turizmit”

Saint-Ursanne në kantonin Jura dhe Morcote në kantonin Ticino janë vlerësuar “Fshatrat më të mirë të turizmit” nga Organizata Botërore e Turizmit, OBT.

Fituesit do të përfitojnë nga fushatat globale mediatike për të rritur profilin e tyre, shkruan swissinfo.

Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike ka thënë se fshatrat turistikë që vlerësojnë aktivitetet tradicionale si bujqësia dhe pylltaria dhe janë të përkushtuara për promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë së tyre kulturore përmes turizmit kanë të drejtë të aplikojnë.

Pas një thirrjeje mbarëkombëtare për aplikime, fshatrat Bregaglia (Graubünden), Morcote (Ticino), Romoos (Luzern), Saint Martin (Valais) dhe Saint-Ursanne (Jura) u zgjodhën gjatë verës nga një juri zvicerane.

Morcote dhe Saint-Ursanne e bindën jurinë e OBT-së me fokusin e tyre të fortë në zhvillimin e qëndrueshëm, qendrën e tyre piktoreske dhe iniciativat e tyre të ndryshme për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë e tyre kulturore dhe për ta përmirësuar atë për turizëm, përcjell albinfo.ch.

Me Andermatt (uei), Gruyères (Fribourg), Morat (Fribourg), Saas Fee (Valais) dhe Val Poschiavo (Graubünden), Zvicra tani ka shtatë fshatra turistikë të certifikuar.