Shqipëria
Shqipëri: Ekspertët e pronave vlerësojnë se çmimet janë artificiale dhe abuzive
Pronat në Tiranë dhe në rang vendi janë shtrenjtuar pa masë. Për ekspertët vlerat e tyre nuk janë reale, por ato mbartin çmime artificiale si pasojë e blerjeve me para informale, të cilat rrezikojnë stabilitetin ekonomik në vend.
Në Shqipëri apartamentet dhe pronat janë jo vetëm mundësi strehimi, por investimi për të ruajtur ose shumuar vlerën e parave. Por sipas ekspertëve, ky treg është edhe instrumenti më i leverdisshëm për të pastruar paratë.
“Tregu i real estate në kushtet e mungesës së tregjeve të tjera financiare, ku njerëzit mund të gjejnë alternative investimi në afatgjatë është parë si një opsion investimi,” – u shpreh Selami Xhepa, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
“Sektori i ndërtimit është një nga ato sektorët që në një farë mënyre nuk them që e lejon këtë gjë por mundet të krijoj skema të tilla,” – tha Mateo Spaho.
Sipas ekspertëve, pronat në Shqipëri mbartin çmime abuzive, të cilat nuk pasqyrojnë vlerën reale të tyre.
“Dhe në fakt po të shikojmë situatën në përgjithësi ka një rregull të pashkruar: në një qytet ti ke mundësi të blesh një shtëpi me pagesën e 20 viteve qira. Po të shikojmë rastin e Tiranës do të shohim që në Tiranë për të blerë të njëjtin apartament duhet të paguash jo 30 po 40 vite qira, ndërkohë që ky rregull në mënyrë indirekte vërtetohet në qytetet e tjera të Shqipërisë. Pra qiraja e paguar për 20 vjet,” – u shpreh Spaho.
Rritja e çmimeve të apartamenteve në mënyrë artificiale vjen si pasojë e blerjeve pa masë me para të pagjurmueshme, të cilat sjellin inflacion në këtë sektor dhe zinxhirin në gjithë hallkat e tjera të ekonomisë.
“Prodhon efekte negative sepse duke rritur vlerën në mënyrë artificiale rrit vlerën e kolateralit, rritja e vlerës së kolateralit rrit më shumë kredinë e kështu me radhë dhe formohet ajo që njihet në tregje financiare si bouble që mund te krijohet në këto lloj tregjesh,” – tha Xhepa.
Të dhënat tregojnë se vlera e banesave në Tiranë është dyfishuar në 20 vite, ndërkohë që rritjen më të fortë e ka pësuar 5-vjeçarin e fundit, ku çmimi mesatar për metër katror ka arritur në 1200 euro.
E-Diaspora
-
Kosovë: Kërkesa për shtimi i qendrave të votimit për diasporën shihet si ndërhyrje e qeverisë në procesin zgjedhor Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025 tash e disa kohë po zhvillohet fushatë...
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme