Lajme
Teuta Hatipin, në ballinën e gazetës suedeze, shpalos jetën nga Kosova në Suedi
Edhe një tregim suksesi i diasporës nga Kosova në Suedi
Gazeta suedeze ka publikuar një artikull për Teuta Hatipin, për rrugëtimin e saj të jashtëzakonshëm dhe kontributin e saj në Federatën suedeze të Parkinsonit.
Puna e Teutës është dëshmi e fuqisë, vendosmërisë dhe rezistencës, transmeton albinfo.ch.
Teuta Hatipin ka lindur në Kosovë, në vitin 1991 ajo bashkë me familje ka shkuar në Stokholm të Suedisë, për shkak të situatës jo të mirë në Kosovë.
Ajo është njohës e gjuhës shqipe, suedishte, anglisht dhe serbo-kroatisht.
Ajo ka punuar kohë më parë si përkthyese në Suedi, pastaj edhe si asistente mësimdhënëse, administratore në Upp, asistente e listës së pagave në Forcat e Armatosura dhe nga viti 2009 në Shoqatën e Parkinsonit. /Albinfo.ch
Shihni artikullin frymëzues për udhëtimin e saj në këtë vegëz KETU (faqe 16-17).
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha