Futboll

Shqipëria me avantazh mbyll pjesën e parë të miqësores me Bullgarinë

Shqipëria ka mbyllur me avantazh 1:0 pjesën e parë të ndeshjes miqësore ndaj Përfaqësueses së Bullgarisë.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Golin e vetëm gjatë 45 minutave të para e shënoi mesfushori Qazim Laçi. Ai realizoi në minutën e 41-të, pasi përfitoi nga një top i kthyer nga portieri bullgar pas tentimit të Jasir Asanit. Laçi shënoi nga afërsia, ndërsa në këtë aksion kontribuoi edhe Myrto Uzuni, përcjell albinfo.ch.

Gjatë pjesës së parë, Shqipëria ka dominuar ndaj Bullgarisë.