Shqipëria

Macron flet shqip: Rroftë miqësia franko-shqiptare

Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë fjalës së tij mbrëmë vlerësoi marrëdhëniet Francë-Shqipëri, përcjell albinfo.ch.

Macron ngreu një dolli dhe foli shqip në fund të fjalimit, duke thënë “Rroftë Shqipëria e rroftë miqësia franko-shqiptare”.

“Po e ngre gotën time për Shqipërinë, për popullin shqiptar, për çastet e veçanta e që na bashkojnë, për Europën që po ndërtojmë bashkë. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”, u shpreh Macron në shqip.

“Ju jeni tashmë në qendër të Evropës. Mjafton të shohim historinë tuaj, ju e keni frymëzuar këtë kontinent. Ky kontinent është një bisedë që nga thellësia e mijëvjeçarëve s’ka ditur të flasë si duhet. Ky vend ia ka dalë. Momenti që na jepet falë jush mund të themi për Ballkanin është vendi në zemër të Europës. Përtej kësaj kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike. Dua të përshëndes marrëdhëniet tona”, tha Macron.