Kosova
Mesazhi i kancelarit Scholz për vendet e Ballkanit Perëndimor
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e procesit të Berlinit, i cili këtë vit u mbajt në Tiranë, tha se përshkallëzimet e kohëve të fundit në veri të Kosovës kanë vërtetuar sa i rëndësishëm është bashkëpunimi mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
“Jam shumë i kënaqur që për herë të parë ky samit organizohet në një vend të Ballkanit Perëndimor. Është një sinjal i fortë dhe thekson edhe pronësinë që ka rajoni në këtë proces dhe ne duhet ta përdorim këtë rast për t’u përqendruar tek objektivi që kanë të gjitha shoqëritë e Ballkanit Perëndimor dhe ky është integrimi brenda për brenda rajonit dhe ecuria e mëtejshme në rrugëtimin drejt BE-së. Vitin e shkuar ju keni marrë disa hapa madhorë në lidhje me nënshkrimin e 3 marrëveshjeve të lëvizshmërisë dhe jam mirënjohës që 4 nga 6 shtete i kanë ratifikuar këto marrëveshje deri tani”, theksoi Scholz. Ai tutje shtoi se ndikimi i këtyre marrëveshjeve tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor është konkret dhe se tashmë udhëtarët kalojnë kufijtë vetëm me kartën e identitetit, mund të studiojnë apo punojnë në një vend fqinj”.
“Çfarëdolloj ecurie që do të kemi për tregun e përbashkët rajonal është më konkret se kurrë. Mund të mbështeteni tek ne, tek Gjermania. Ky është Procesi i Berlinit”, tha kancelari gjerman.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato? Disa pjesë të Zvicrës kanë kooperativa banimi që ofrojnë qira më të përballueshme...
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër