Kosova

Michel: Procesi integrues i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, i ngadaltë dhe zhgënjyes

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në hapjen e Samitit të Procesit të Berlinit, i cili është duke u zhvilluar në Tiranë, procesin integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian e ka quajtur “të ngadaltë dhe zhgënjyes”.

Sipas tij, Procesi i Berlinit luan rol të rëndësishëm për të nxitur bashkëpunimin efektiv dhe operativ midis partnerëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

“Rrugëtimi juaj ka nisur më shumë se 20 vjet më parë në Ballkanin Perëndimor, e megjithatë ka qenë një rrugë mjaft e ngadaltë, shumë e ngadaltë, zhgënjyese për ju në rajon e për ne në Bashkimin Evropian, por tashmë të gjithë e ndiejmë, të gjithë e dimë se është koha për të arritur premisën tonë”, ka thënë ndër të tjera ai.