Lajme

Ushtria e Izraelit, gati për ofensivë ajrore, tokësore dhe detare në Gaza

Forcat izraelite të mbrojtjes përmes një deklarate kanë njoftuar se ushtria izraelite është e përgatitur për një ofensivë “të koordinuar” ajrore, tokësore dhe detare në Gaza.

Sipas njoftimit, ata po përgatiten të “të zbatojnë një gamë të gjerë planesh sulmuese operacionale”, pa thënë se kur do të ndodhin ato, përcjell albinfo.ch

Ndër të tjera, në njoftim u tha se planet mund të përfshijnë “sulme të kombinuara dhe të koordinuara nga ajri, deti dhe toka”.

Tutje, IDF ka thënë se pajisjet e nevojshme për luftim ditët e fundit janë transferuar te forcat përkatëse.

“Batalionet dhe ushtarët e IDF-së janë dislokuar në gjithë vendin dhe po rrisin gatishmërinë operacionale për fazat e ardhshme të luftës, me theks në operacionet e rëndësishme tokësore”, thuhet në deklaratë.