Futboll
Ndeshja e nesërme kundër Bjellorusisë, për Xhakën e 118-ta ndërkombëtare
Ndeshja e së dielës kundër Bjellorusisë është e veçantë për kapitenin Granit Xhaka, i cili do të barazohet me Heinz Hermann si lojtar rekord, shkruan 20min.
Ndeshja kundër Bjellorusisë, që do të zhvillohet nesër nga ora 18, për 31-vjeçarin do të jetë ndeshja e tij e 118-të ndërkombëtare – dhe do t’i bashkohet Heinz Hermann, si lojtari rekord i ekipit kombëtar.
Nuk do të ketë përgatitje të veçanta për të, teksa ai tha se në rastin më të mirë do të ketë një festë të vogël.
“A do të ketë atëherë lavdërime nga babai, i cili në thelb nuk lavdëron kurrë? Nuk e di, duhet të luaj akoma”, tha ai teksa u shpreh se për të ishte mirë që nuk u lavdërua kurrë.
“Kjo më shtyu të performoj gjithnjë e më mirë”, tha Xhaka.
Megjithatë, ai nuk mund të thoshte nëse ishte lojtari më i mirë zviceran në histori, ndërsa tha se nuk i takon atij të gjykojë, por u shpreh se personaliteti i tij e ka çuar shumë larg, përcjell albinfo.ch.
Xhaka u pyet edhe për lojën më emocionale, më të mirë dhe më të keqe të karrierës së tij në Nati, ndërsa tha se loja më emocionale ishte ajo në Evropianin 2016.
“Loja më emocionuese ishte në Evropianin 2016 kundër Shqipërisë dhe vëllait tim Taulantit, më e mira në Evropianin 2021 kundër Francës dhe më e keqja në Botërorin 2018 kundër Suedisë”, u shpreh Xhaka.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor