Lajme

Kryeministri izraelit me paralajmërim: Po vjen faza e ardhshme, jemi gati

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë ditës së sotme ka dhënë paralajmërim për ndërhyrje tokësore në Gaza, duke thënë se “Faza e ardhshme është duke ardhur”.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social “Twitter”, ai ka thënë se të gjithë janë gati, shkruan albinfo.ch.

Përndryshe, tashmë afati që Izraeli u ka dhënë civilëve palestinezë që të largohen nga qyteti i Gazës drejt pjesës jugore të Rripit ka përfunduar.