Futboll
Tre muaj jashtë fushës, futbollosti i kombëtares së Kosovës
Albion Rrahmani ka pësuar lëndim serioz me fanellën e Kosovës në duelin në udhëtim tek Andorra të enjten mbrëma, përcjell albinfo.ch.
Kosova e fitoi 3:0 ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024”, ndërsa Rrahmani afër gjysmë ore para fundit, u largua me barele jashtë fushës.
Ai pati frakturë në nyjën e këmbës së djathtë, ndërsa rikthimi i tij në fushën e lojës do të jetë pas afër tre muajsh.
Rrahmani te Rapidi i Bukureshtit u transferua nga Ballkani në verën e këtij viti për 600 mijë euro.
Sulmuesi 23-vjeçar ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar dy asistime në Superligën e Rumanisë.
“Shpresoj se do të kthehem shpejt në fushën e lojës. Por dua t’u premtoj tifozëve se do të kthehem më i fortë se kurrë. Nuk ndihem mirë sepse është lëndimi i parë, por shpresoj se do të jetë i shkurtër”, ka thënë Rrahmani për mediat rumune.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor