Lajme
Ushtria izraelite paralajmëron popullsinë e Gazës: Rruga e arratisjes mbetet e sigurt deri në orën 20:00
Ushtria izraelite kreu disa bastisje në Rripin e Gazës të premten. Ushtria hyri në zonë me tanke dhe këmbësori, raporton “The Times of Israel”, përcjell Blick.
Sipas një zëdhënësi ushtarak, ushtarët nuk kanë depërtuar larg, teksa sipas njoftimit, bastisjet kishin për qëllim “eliminimin e kërcënimit të terroristëve dhe armëve në zonë dhe gjetjen e pengjeve”.
Ushtarët kontrolluan zonën dhe mblodhën prova për të ndihmuar në gjetjen e pengjeve. Infrastruktura e Hamasit u shkatërrua më tej, teksa ushtria njoftoi gjithashtu se avionët luftarakë dhe dronët vazhduan të kryejnë sulme në Rripin e Gazës edhe sot, shkruan albinfo.ch.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në anën tjetër ka njoftuar se rrugët e arratisjes për popullsinë e Gazës do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00.
“Nëse jeni të shqetësuar për veten dhe të dashurit tuaj, duhet të shkoni në jug sipas udhëzimeve tona. Jini të sigurt se udhëheqësit e Hamasit janë të interesuar vetëm për të mbrojtur veten e tyre”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës