Lajme

Situata në Izrael, tepër e rrezikshme: Swiss nuk kryen më fluturime kthimi

Swiss ka fluturuar për në Tel Aviv një herë në ditë që nga e marta e kësaj jave për të kthyer shtetasit zviceranë nga Izraeli. Por, kjo ka mbaruar tani, pasi për shkak të ofensivës tokësore në Gaza, rreziku është shumë i madh.

Swiss nuk fluturon më për në Izrael, teksa linja ajrore, në fakt, donte të kryente dy fluturime speciale të shtunën, por fluturimet u anuluan, siç mësoi Blick nga administrata federale.

Thuhet se situata është tepër e rrezikshme për shkak të ofensivës tokësore izraelite në Rripin e Gazës. Linja ajrore donte të merrte 215 pasagjerë të tjerë në Tel Aviv, por ekspertët presin që situata në Izrael të përkeqësohet nesër në mëngjes.

Për arsye sigurie, Swiss kishte kryer tashmë një kurs paksa të ndryshëm në fluturimet e saj speciale. Tani, megjithatë, vështirë se ndonjë avion civil do të niset drejt Izraelit, pasi luftimet ka të ngjarë të zgjerohen përgjithësisht me ofensivën, shkruan albinfo.ch.