Lajme
Sekretari amerikan i Shtetit: Sa të ekzistojë SHBA-ja, Izraeli nuk do të mbrohet i vetëm
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në vizitën e sotme në Tel Aviv, ka thënë se përderisa të ekzistojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli nuk do të mbrohet kurrë i vetëm.
Ai shprehu mirënjohjen për kthimin në Izrael, për siç tha ai, “në një moment shumë të vështirë për gjithë botën”.
“Është e pamundur për mua që të shikoj fotot e familjeve që janë vrarë dhe të mos mendoj për fëmijët e mi. Foshnjat e masakruara, trupat e përdhosur, të rinjtë e djegur të gjallë, gratë e dhunuara, prindërit e ekzekutuar në sy të fëmijëve, fëmijët në sy të prindërve. Si mund ta kuptojmë këtë?”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, sekretari amerikan u shpreh se Izraeli nuk do të luftojë kurrë vetëm, përcjell albinfo.ch.
“Mesazhi që unë i sjell Izraelit është ky: ju mund të jeni mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur veten tuaj, por për sa kohë që Amerika ekziston, nuk do t’ju duhet kurrë”, ka thënë Blinken.
Antony Blinken u shpreh se Hamasi ka vetëm një synim, që është zhdukja e Izraelit dhe hebrenjve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës