Maqedonia

60 shtetas të Maqedonisë janë kthyer nga Izraeli, nesër vijnë edhe 90

Raportohet se deri më tani janë kontaktuar dhe janë identifikuar 150 shtetas të Maqedonisë së Veriut të bllokuar në Izrael, njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, shkruan TV21. Osmani tha se prej tyre, 60 tashmë janë kthyer në Maqedoninë e Veriut, ndërsa 90 të tjerë pritet të vijnë gjatë ditës së nesërme. Problem mbetet një çift që kanë mbetur të bllokuar në Gaza, përcjell albinfo.ch.

“Nga ata 150, 60 tashmë kanë mbërritur, ndërsa këto 90 pres që gjatë ditës së nesërme të kthehen të gjithë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe vazhdojmë të punojmë me çiftin martesor që të gjejmë mënyrë se si t’i tërheqim nga Gaza”, deklaroi Osmani.