Lajme

Violinisti shqiptar, një emër suksesi në Spanjë

Violinisti Shqiptar ,Florian Vlashi, jeton dhe punon prej rreth tri dekadash në Koruna, Spanjë, shkruan albinfo.ch.

Ai ushtron aktivitetin e tij artistik si instrumentist në Orkestrën Sinfonike të Galicisë, por është edhe themelues i grupit muzikor “Siglo XX”.

Vlashi ka përfunduar stinën koncertore të këtij sezoni në Spanjë dhe po përgatitet të fillojë edicionin e radhës së Bienales muzikore, që ai organizon çdo dy vjet në Durrës.

Artisti shqiptar tregon disa nga detajet e veprimtarisë, që ka nisur nga viti 2003 në qytetin e tij të lindjes.

“Kanë kaluar 18 vjet dhe ato tre netët e para, me muzikë ndërmjet antikitetit, fjalës dhe pikturës, kanë qenë korrespondenca sekrete e të gjitha koncerteve tona deri tani. Ky fuzion i arteve është firma e fshehtë e Bienales”,  shprehet ai.