Lajme
Panairi i bizneseve shqiptare në Austri mbahet më 21 tetor 2023, në Vjenë
Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri është njëri prej eventeve kryesore që organizohet nga Rrjeti i Bizneseve
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri do të organizojë edhe këtë vit panairin e bizneseve shqiptare në Austri, i cili do të mbahet më 21 tetor, në Arena 21, MQ. Museumplatz 1, 1070, në Vjenë, njofton albinfo.at.
Gjatë kësaj dite, nga ora 10:00 – 18:00 prezantohen bizneset e suksesshme shqiptare që veprojnë në Austri nga të gjitha fushat: ndërtimtari, arkitekturë, gastronimi, turizëm, IT, media, estetikë, automobilizëm etj. Në panair, edhe këtë vit, nuk do të mungojnë me pjesëmarrje as kompani të ndryshme nga Kosova, Shqipëria dhe viset e tjera shqiptare, raporton albinfo.at.
Hyrja për vizitorë në këtë panair është falas.
Pjesëmarrja në panair nënkupton prezantimin e biznesit të kompanive të shqiptarëve në Austri para një numri të madh vizitorësh, si dhe njoftime, takime, biseda, e pse jo edhe marrëveshje pune të bizneseve mes njëri-tjetrit.
Gjatë panairit, bizneset e shqiptarëve shpërndajnë falas për vizitorët: vizitkarta, shkrepsa e stilolapsa të ndryshëm. Po ashtu, atë ditë do të shpërndahet edhe një katalog, i cili përmban të gjitha firmat pjesëmarrëse.
Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri është njëri prej eventeve kryesore që organizohet nga Rrjeti i Bizneseve.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?