Kosova
Von Cramon: Masat kundër Serbisë janë në tavolinën e BE-së
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin evropian, Viola von Cramon ka folur për masat që po përgatiten në Bashkimin Evropian ndaj Serbisë, për shkak të konfliktit të armatosur në Kosovë.
Në një intervistë për gazetën serbe “Nova”, Von Cramon tha se çdo masë duhet të dëmtojë regjimin në pushtet në Serbi, duke theksuar se janë të arsyeshme kritikat se Bashkimi Evropian shpeshherë është treguar i butë ndaj Vuçiqit.
“Megjithatë, atë që u thashë disa mediave më herët, mund ta konfirmoj tani – masat janë vërtetë në tavolinë dhe topi është në fushën e Serbisë. Këtu do të doja të jem e qartë – këto nuk janë sanksione të BE-së, sepse atëherë ato do të miratoheshin unanimisht nga të gjitha vendet anëtare në Këshill. Bëhet fjalë për ‘masa’ të miratuara dhe të zbatuara nga Komisioni Evropian, me propozim të Këshillit. Tani është absolutisht në duart e tyre dhe më lejoni të theksoj se Parlamenti Evropian nuk ka asnjë rol në këtë. Në thelb, nëse miratohen, ato do të ishin masa reciproke me atë që ka Kosova tani – nuk ka takime [të Serbisë] zyrtare me liderët e BE-së dhe anulimi i fondeve IPA. Aplikimi i tyre absolutisht varet nga bashkëpunimi i plotë dhe i pakushtëzuar i Serbisë në hetimin e sulmit në Banjskë. Ka shumë pyetje të hapura dhe i takon Vuçiqit të sigurojë një hetim të duhur dhe transparencë për atë që ka ndodhur. Kur Shërbimet e sigurisë së BE-së të nxjerrin konkluzionet e hetimit, atëherë ne do të reagojmë”, tha Von Cramon
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë SBB planifikon të përdorë 1600 trena specialë për ngjarje të mëdha në vitin 2025. Vitin e...
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind
-
A po ofron një fshat zviceran të paguajë mijëra franga për t’u shpërngulur atje?