Lajme
Franca nuk e mbështet vendimin për ndaljen e ndihmave për Palestinën
Gjermania, SHBA, Franca, Britania e Madhe dhe Italia u dakordësuan se Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet kundër sulmeve terroriste të Hamasit dhe thanë se po punojnë me fuqitë rajonale për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Këtë e tha kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Hamburg. “U dakordësuam se dënojmë me termat më të ashpër aktin barbar të terroristëve ndaj civilëve të pafajshëm izraelitë. Jemi me Izraelin. U dakordësuam gjithashtu mbi nevojën se Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet kundër akteve çnjerëzore, por në të njëjtën kohë duhet shmangur përshkallëzimi”, tha Scholz, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
Kreu i Elizesë e cilësoi si të papranueshme duartrokitjen e Iranit për sulmin dhe tha se Franca po përpiqej të përcaktonte nëse Republika Islamike ishte e përfshirë në mënyrë direkte. “Nuk kam komente për të bërë lidhur me përfshirjen direkte të Iranit. Prova zyrtare nuk ka, por është e qartë se komentet publike të autoriteteve iraniane ishin të papranueshme dhe nuk korrespondojnë me vlerat dhe interesat tona”, tha presidenti francez.
Macron tha gjithashtu se Parisi nuk e mbështet pezullimin e ndihmave për popullsinë palestineze, duke përsëritur qëndrimin e shprehur më herët nga Ministria e Jashtme në Paris. “Nuk duhet të ngatërrojmë betejën kundër terrorizmit me të drejtat themelore të njeriut”, tha Macron.
Reagimi i tij erdhi pasi Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, njoftoi të hënën se të gjitha fondet e destinuara për palestinezët do të pezulloheshin. Por Bashkimi Europian bëri më vonë një hap prapa, duke njoftuar se e tërhiqte vendimin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës