Lajme
Arrestohen dy shqiptarë duke punuar “pa letra”
Dy shqiptarët e moshës 24 dhe 29 vjeç, të cilët ndodheshin ilegalisht në Zvicër, u arrestuan nga policia kantonale e Thurgaut
Policia kantonale e Thurgaut ka arrestuar të premten në Schlattingen dy punëtorë të paligjshëm, derisa po punonin në një kantier ndërtimi, transmeton albinfo.ch.
Inspektorët e punës nga Zyra për Çështje Ekonomike dhe Punës kanë kryer në mëngjes një inspektim në një kantier ndërtimi në Dorfstrasse.
Ata me atë rast kanë zbuluar dy persona që ishin duke punuar pa leje përkatëse, shkruan polizerinews.ch.
Dy shqiptarët e moshës 24 dhe 29 vjeç, të cilët ndodheshin ilegalisht në Zvicër, u arrestuan nga policia kantonale e Thurgaut, transmeton albinfo.ch. Ata dhe punëdhënësi i tyre do të raportohen në zyrën e prokurorit publik përgjegjës.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













